top of page

BIOGRAFIA

"Burim Osmani" "DUDA" (BIOGRAFIA)

D.U.D.A. është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. D.u.d.A me emrin Burim Osmani kreu shkollën e mjeksisë, drejtimi i stomatologjisë në Gjilan. Pasioni i tij për muzikë lindi qysh herët, në moshën fëmijërore. Por me krijimtari dhe interpretime filloi prej vitit 1998-99. Vitet 2001-02 ishin vite pushimi nga skena publike per Duden, pers shkak të problemeve të medha që i ka çdo njeri që merret me këtë profesion. Talentin e tij e provoi në moshën 14-vjeçare në Shtator të vitit 2003 kur me nofkën D.u.d.A mori pjesë në një koncert lokal me këngën e tij të parë “Gangsterat”. Me pasion më vonë iu përkushtua zhanrit të muzikës Hip-Hop dhe Rap dhe realizoi këngën videoklip “Loja Pam Pam” më të cilën këngë u bë shumë i famshëm dhe gjithashtu pagëzoi edhe albumin e tij të parë sipas emrit të këngës "Loja pam pam". Gjitashtu ky videoklip u zgjodh si videoklipi më i mirë ne Ballkan në vitin 2003.

  • Facebook Social Icon

"Getoar Selimi" "GHETTO GEASY" (BIOGRAFIA)

  • Facebook Social Icon

Tingulli 3nt është një grup muzikor shumë i njohur. "Getoar Selimi", i njohur edhe si "GHETTO GEASY", "Geti", u lind më 3 korrik 1982 në Prishtinë. Është një rap këngëtar shqiptar nga Kosova. Getoari filloi te merrej me muzik qysh heret ne vitin 1994 ku filloi ti inxhizonte kenget i tij te para.Ku e beri nje kenge me Anita Vukpalaj te quajtur"Rap Adhuroj". Ne vitin 1996 Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin me ç'rast grupi mori emrin e tre tingujve " Tingulli 3 ". Mirëpo pas një kohe tejet të shkurtër,pas dy këngëve të realizuara arrin deri në ndërprerjen e bashkëpunimit. Pas kësaj në grupin "TINGULLI 3" hyri Agon Sylejmani (BIG XIG) i lindur në Prishtin më 28 korik te vitit 1982, Getoari vendosi të vazhdojë ta mbaj emrin "Tingulli 3". Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan.

"Granit Bajraktari" "ELINEL" (BIOGRAFIA)

 

Elinel është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Granit Bajraktari, i njohur ndryshe si Elinel e ka prejardhjen nga Drenica (Kline e Eperme), por eshte i lindur dhe i rritur ne Prishtine. Kreu shkollen fillore ne "ILIRIA", kurse te mesmen ne gjimnazin "XHEVDET DODA", aktualisht student ne universitetin "AAB" - drejtimi KOMUNIKIM MASIV, dega PRODUKSION. Gjithçka rreth tij ka te beje me RAP-in, i cili eshte "nji sen" qe i fle ne zemer. Elinel eshte aktiv ne kete lami edhe pse jo aq i njohur, por me nje talent te pashtershem. Ne vitin 2009 ka nxjerre per publikun mixtape-in "ONE MESSAGE RECEIVED" me ish-grupin e tij ABSTRACT, nje mixtape tjeter ne bashkpunim me rap-artistin Krayzie Xia "In Home Recording" e me pas edhe albumin e pare te grupit "ABSTRACT". Pastaj Elineli kthehet per te vazhduar karrieren i vetem ku dhe ben per vete nje pjese te madhe te fansave me kenget: "Gett'o", "Bullet", "Sirena" etj. Ne vitin 2013 Elinel publikon albumin e tij te pare solo "O" i perbere nga 12 kenge, i cili pritet mjaft mire nga publiku.

  • Facebook Social Icon

"Viktor Paloka" "UNIKKATIL" (BIOGRAFIA)

Unikkatil është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është nje repper nga Prishtina qe jeton në Bronx, New York. Shkollën fillore e mbaroi në Prishtinë. Më pas u regjistrua në gjimnazin "Sami Frasheri". Në fillim ishte një nxënës i shkëlqyer por më vonë u bë problematik dhe u përjashtua tre herë nga shkolla. Në vitin 1992, Unikkatili inqizoi kënget e tij të para “Demokraci” dhe “Ta Zhdukim Policin” dhe në vitin 1993, ai inqizoi këngen e parë profesionale me titull "Zingjirt Që S’kputen”.

"Kreshnik Fazliu" "Mc Kresha (BIOGRAFIA)

Mc Kresha është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Kreshnik Fazliu i cili ka prejardhjen nga DRENICA i njohur me pseudonimin Mc Kresha këngëtar i njohur Kosovar me prejardhje nga qyteti i veriut të Kosovës, Mitrovica. Dy këngë të njëpasnjëshme të lansuara gjatë këtyre muajve, e kanë bërë rep-këngëtarin “Mc Kresha” një ndër më të kërkuarin në ditët e fundit. Këngët e tij “Lej Flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuarat në radio dhe televizionet tona. 
Mc Kresha thotë se është i kënaqur me suksesin e dy këngëve. “Lej Flleshat” është një këngë që është popullarizua ma shumë sepse ka dal më herët në internet, por edhe kjo tjetra është duke ecur shumë mirë. Kënga “Lej Flleshat” është punuar në studion e Enis Preshevës ndërsa “Lyrical WarFare” në studion e Genc Prelvukajt

  • Facebook Social Icon
  • Facebook Social Icon

Lyrical Son është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Festim Arifi, i njohur më mirë me emrin Lyrical Son, është një reper kosovar shqiptar etnik nga kryeqyteti i Kosves, Prishtina. Ai është një nga më të suksesshmit nga hip hop artistët në Kosovë 
Ekipi i tij i preferuar është A.C. Milani. Dhe Lojtari i preferuar është Alexander Pato 
Profesori i anglishtes ne shkollen fillore i shkroi ne fletore komentin: “Nice Lyrics, Festim" dhe ketu lindi ideja e emrit "Lyrical Son". 

 

Eksperienca e pare ne muzike vjen ne vitin 1993 me kengen "Pappa was a rollin stone 
(rap version)" bashke me shoket e fillores. Por ne vitin 1997, Lyrical Son fillon te shkruaj tekstet e para rap dhe incizimi i pare profesional erdhi mbas luftes ne vitin 1999 me grupin "Gjurma e Nates". 
Karriera solo e Festimit nis prej vitit 2005 me Gramafon Ent. me te cilet Lyrical Son njihet pej femijerise. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Festim Arifi" "LIRYCAL SON" (BIOGRAFIA)

"Rigers Rajku" "NOIZY" (BIOGRAFIA)

Noizy është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Emri i vertetë Rigels Rajku. RAP-artisti shqiptar ne moshen 11 vjecare, në vitin 1997 Noizy së bashku me familjen e tij u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë ne Londër ( South east , Wooldwhich) 
Ne lagjen ku noizy u stabilizua kishte me shume lufte se ne Shqiperi... Ne ate kohe Wooldwhich njihej si nje nga lagjet ghetto me te rrezikshme ne Londer ku peshku me i madh e han me te voglin dhe ku fjala meshire nuk egzistonte per nje kohe shum te gjate. 

I frymezuar nga menyra e jeteses se perditshme ne te kaluaren e bene ate me sukses me shume uri ne karrierë & familje. 

Ka shumë stil më Ndryshe se cfarë është dëgjuar deri tani në historinë e RAP`it shqiptar. Noizy gjithashtu eshte kampion në ndeshje rruge "streetfight" ku ai është shpallur kampion i Londres me 15 ndeshje - 15 fitore, në myspace.com/noizyontherun keni mundesin ta shikoni disa prej tyre. 

  • Facebook Social Icon
  • Facebook Social Icon

"Arian Agushi" "GOLD AG" (BIOGRAFIA)

Gold Ag është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Arian Agushi (Gold AG) ka kaluar 10 vjet të fëmijërisë në Preshevë, pra në vendlindjen e babait, gjyshit, stërgjyshit e tij. Ka jetuar dhe është rritur si çdo fëmijë tjetër shqiptar i asaj ane. Babai i tij vdiq kur i kishte 6 vjet dhe që atëherë e deri tash jeton me nënën e tij, të cilën e ka gjënë më të shtrenjtë në botë.

Arian Agushi i njohur si Gold AG karierën e tij e filloi si 13 vjeqar, ai shkollën fillore e ka filluar në Preshevë, ndërsa në vitin 1997 kur u shpërngul në Prishtinë për të jetuar e vazhdoi këtu nga klasa V në shkollën fillore Hasan Prishtina ku dhe e mbaroi, pastaj u regjistrua në shkollën e mesme elektroteknike. Emri Gold AG është i përbër nga Arian (Gold-eng) + AGushi = Gold AG. Në vitin 2000 e bëri këngën e parë dhe këndoi 6 herë për Preshevën. Gold AG në çdo këngë të tij flet vetëm realitetin. Këngët i regjistron kryesisht në studion e reperit Barooti, Sopi Records. Gold AG solli repin në Preshevë për herë të parë. Në vitin 2009, pak ditë para muajit të shejntë të Ramazanit Ariani u kthye kah Islami, edhe pse në trupin e tij 

  • Facebook Social Icon
bottom of page